Nishani vijon vizitën në Nju Jork, nderohet nga “Albanian Excellence”

25/09/2016 00:00

Vizita e Presidentit Nishani në Shtetet e Bashkuara ka vijuar me një takim të organizuar nga “Albanian Excellence” në Nju Jork.

I shoqëruara nga Zonja e Parë ata nënshkruan memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.

Gjatë këtij takimi, atij ju dorëzua çmimi i Anëtarit të Nderit nga “Albanian Excellence” me motivacionin: “Si simbol i unitetit kombëtar dhe për rolin e tij të padiskutueshëm në vlerësimin dhe evidentimin e vlerave të suksesit njerëzor të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për të gjithë organizatorët dhe u ndal tek roli i gruas shqiptare në Amerike, veprimtari kjo e cila tashmë është përmbledhur në një botim të titulluar “Zonjat Shqiptare në Nju Jork”.

Top Channel