PD: Droga, alternativa e Ramës për vendin, merr një tjetër jetë

25/09/2016 00:00

Partia Demokratike thotë se personi që u gjet i vdekur në Shëndëlli të Sarandës, është vrarë për motive trafiku të drogës.

Përmes Sekretarit për Aksion Qytetar, Ervin Salianji, opozita akuzon Kryeministrin Rama se u ka lënë drogën si të vetmen alternativë për shqiptarët.

“Një tjetër vrasje me motiv drogën ka ndodhur mbrëmë. Viktima që u gjet i pajetë sot, është vëllai i administratorit të Kacinarit, i emëruar nga kryetari i Edi Ramës në Bashkinë e Mirditës, i cili e kishte kthyer banesën në magazinë droge, ku policia gjeti 424 kilogram kanabis me destinacion Greqinë. Droga kalonte në Greqi pikërisht nga fshati Shëndëli në Sarandë, ku ka ndodhur vrasja”, tha Salianji.

Sipas Partisë Demokratike, kjo është viktima e 6 e drogës, e këtyre muajve.

Këto janë pasojat dramatike të alternativës së Edi Ramës për shqiptarët, që është kanabisi. Kanabisi, alternativa e Ramës për vendin, kanabis voice alternativa e Ramës për rininë. Edi Rama dhe Tahiri e tij e mohojnë dhe thonë se në Shqipëri ska drogë, por mediat më të rëndësishme të Europës raportojnë të alarmuara për kanabisin shqiptar, për përkeqësimin e situatës dhe për ngarkesat e përditshme që kalojnë kufirin”, deklaroi Salianji.

PD thotë se ky biznes kriminal me futjen masive, me shtrirjen masive, po sjell tension social, agresivitet tek të rinjtë dhe pasiguri ekstreme.

“Edi Rama dhe karteli i tij po fitojnë miliona euro, mbi rrënimin e vendit, mbi rrënimin e shoqërisë. Kjo është një e keqe me të cilën shqiptarët s’mund të pajtohen. Është koha për një reflektim të thellë, për reagim popullor për ta ndalur rënien e Shqipërisë në këtë greminë”, mbylle deklaratën e tij Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.

Top Channel