Chelsea e City, në garë për Bonuccin e Juventusit

25/09/2016 00:00

Leonardo Bonucci vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së dy klubeve angleze, Manchester City dhe Chelsea. Skuadra e “Citizens” kërkon një zëvendësues për Vincent Kompany, që u dëmtua sërish, ndërkohë që Conte kërkon të pakësojë sa më shumë problemet në repartin e mbrojtjes.

Problemi për të dy këto klube e ka emrin Juventus, drejtuesit e të cilit nuk e kanë aspak me ngut shitjen e futbollistit, për të cilin gjigantët e Premier League janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë paund.

Ndërkaq, vet Bonucci ka pranuar se ka marrë oferta nga klubet angleze, por ai ka preferuar qëndrimin e tij në Torino, te kampionët e Italisë.

“Kam nënshkruar një kontratë të re me Juventusin dhe po mendoj vetëm për këtë skuadër”, ka qenë deklarata e mbrojtësit 29-vjeçar, Leonardo Bonucci.

Top Channel