United mposht kampionët e Leicester, Ibra befasohet nga sozia e tij

25/09/2016 00:00

E shtuna ishte një ditë feste për Manchester United, që rigjeti fitoren në Premier League duke gjunjëzuar kampionët e Leicester me rezultatin 4-1. Por, kjo përballje për “djajtë e kuq” nuk mund të mbyllej pa u shënuar një episod vërtet kurioz.

Një tifoz i Manchester United, i cilësuar si “sozia” e Zlatan Ibrahimoviç, zbriti në fushën e lojës për të përqafuar idhullin e tij, duke mundur t’i rrëmbente edhe një buzëqeshje suedezit.

Forcat e sigurisë në “Old Trafford” ndërhynë dhe e larguan nga fusha e lojës tifozin kurajoz, i cili ka vërtet një ngjashmëri të dukshme me Zlatan Ibrahimoviç.

Top Channel