Kanosën me armë shtetasen gjermane, pesë në pranga

25/09/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar paraditen e së dielës pesë përsona të cilët kishin kanosur me armë zjarri një shtetase gjermane.

Sipas policisë, shtetasja gjermane me iniciale  A.T., 23 vjeçe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër se është kanosur me armë zjarri nga 5 shtetas që lëviznin me një automjet dhe të armatosur me armë zjarri.

Menjëherë pas këtij kallzimi policia e Shkodrës ka ngritur grupin hetimor dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u identifikua mjeti me 5 shtetasit e dyshuar si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Ersid  Hasaj, 25 vjeç
– Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç
– Bashkim Buraniqi, 24 vjeç
– Armen Lisaj, 25 vjeç
– Shuajp Molla, 58 vjeç, që të gjithë  banues në lagjen Dobraç të Shkodrës

Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen gjermane A.T.

Ndaj shtetasit Ersid Hasaj policia ka ngritur akuzën për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa per veprat penale “Kanosja” dhe “Moskallëzim krimi” akuzohen shtetasit e tjerë, Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi, Armen Lisaj dhe Shuajp Molla.

Top Channel