Rruga për në Zvërnec; vetëm 10 kilometra, por tërësisht e dëmtuar

25/09/2016 00:00

Segmenti rrugor prej 10 km, nga zona e Skelës deri në Zvërnec, është totalisht i amortizuar dhe jashtë çdo standardi rrugor.

Pluhuri në verë e balta në dimër janë bashkudhëtarë të banorëve të kësaj zone. Gropat e mëdha ua vështirësojnë banorëve dhe drejtuesve të automjeteve kalimin gjatë të gjithë gjatësisë së rrugës. Sipas tyre, kjo rrugë sa vjen dhe më keq bëhet.

Edhe pse herë pas here punohet në sipërfaqe të kësaj rruge, ajo vazhdon të jetë tejet e amortizuar. Qytetarët thonë se rikonstruksioni i saj është i rëndësishëm, pasi lidh qytetin me zonën industriale dhe plazhet e Zvërnecit.

Por megjithëse në ditët me shi, gropat me ujë janë burim aksidentesh, për këtë rrugë nuk është treguar rëndësia e duhur.

Top Channel