Rama: Respekt për punën e mirë të Arben Malos. Edhe Basha shpreh ngushëllimet

25/09/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e kryebashkiakut të Kolonjës, që u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

“Një mik i mirë dhe pjesëtar i respektuar i familjes sonë të madhe politike, kryebashkiak i Bashkisë së re të Kolonjës propozuar nga LSI, u nda papritur nga jeta”, shkruan Rama.

“Me respekt për punën e tij të mirë në drejtimin e bashkisë dhe me dhembshuri për humbjen e tij, ngushëllime familjarëve, miqve, qytetarëve të Kolonjës”, thotë Kryeministri në postimin e bërë në Facebook.

Ngushëllime familjes së kryebashkiakut të Kolonjës i shprehur edhe kreu i PD, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Twitter”.

“Në emrin tim dhe PD ofroj ngushëllimet e mija familjes së kryebashkiakut të Kolonjës, z.Arben Malo për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta”.

Top Channel