Aksident në Lezhë-Fushë Krujë, pa të lënduar

25/09/2016 00:00

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në superstradën Lezhë-Fushë Krujë, i cili fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish, por vetëm dëme materiale.

Nga sa raportohet nga korrespondentja e TCH në Lezhë, bëhet fjalë për përplasjen e dy automjeteve, një kamioni dhe një fuoristrade, ndërsa nga situata është krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera në këtë aks.

Në vendngjarje ka prani të forcave të policisë, ndërsa kanë shkuar edhe hetues për të zbuluar shkaqet e aksidentit rrugor.

Top Channel