Barça dhuron spektakël edhe pa Messin

24/09/2016 00:00

Ndeshja e parë pa Messin shkon pa ndonjë keqardhje për Barcelonën që bën manita edhe pa yllin e saj. Skuadra e Luis Enrique fitoi 5-0 në Gijon kundër Sportingut, që ka pësuar tre disfata rrazhazi, me katalanasit që edhe pa shkëlqyer e kontrolluan sic duhej ndeshjen.

Sportingu që të shtunën e kaluar u mund 5-0 nga Atletiko e Madridit rezistoi deri në minutën e 29 kur një rinisje e keqe coi topin te këmbët e Arda Turan që pasoi për Suarez me uruguajanin që kaloi portierin.

Goli i pestë sezonal për kryegolashënuesin e La Ligas, vetëm 3 minuta më pas erdhi dhe goli i dytë. Pasim vertikal i Neymar për Sergi Roberton në të djathtë, krosim dhe Rafinha shënoi si një qendërsulmues i pastër.

Në minutën e 74 Sportingu mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Loras që mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të keqe ndaj Sergi Robertos.

Vërtet në formë futbollisti i kanterës dhe nga një tjetër krosim i tij erdhi dhe goli i 3-0 me goditjen e Alcacer që u devijua në traversë nga Cuelar, por Neymar që përfitoi nga situata për të mposhtur portierin.

Top Channel