Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset rëndë 21-vjeçari

24/09/2016 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec si pasojë e të cilit një i ri është plagosur rëndë.

Redi Talka, 21 vjeç, ka qenë duke u kthyer nga Pogradeci, ku kishte çuar dajën e tij për një dasmë, kur është aksidentuar në fshatin Sovjan.

Sipas të dhënave të para, në këtë aksident rrugor janë përplasur dy mjete, kamioni me targë “KO 7579 B” dhe automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targë “AA 722 NA”, ku udhëtonte 21-vjeçari.

Për pasojë shtetasi Redi Talka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se gjithçka ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, ku kamioni i drejtuar nga shtetasi me inicialet I.S, ka qenë duke ecur mbrapa kur “Benzi” është përplasur me të e për pasojë ka dalë nga rruga.

Top Channel