Juventus, një autogol për kreun

24/09/2016 00:00

Juventus nuk shkëlqen, por në fushën e Palermos realizoi objektivin, duke marrë tri pikët falë një autogoli të lojtarëve zirozë. Me Dybala në stol, që nuk luajti asnjë për minutë në ish-stadiumin e tij, bardhezinjtë vuajtën më tepër nga sa parashikohej në “Renzo Barbera”, megjithatë ruajnë kryesimin e Serisë A.

Pa yllin argjentinas, Juventusi paraqitet gjithmonë me pak ide, pa rrezikshmërinë e zakonshme dhe shënon më pak. “Zonja e Vjetër” zbriti në fushë me skemën me dy sulmues dhe për të shfrytëzuar karakteristikat e lojës në ajër të Higuain dhe Mandzukic, trajneri Allegri preferoi Dani Alves në krah përpara Lichtsteiner.

Por, ndërsa priste asistët e mbrojtësit, braziliani rezultoi lojtari vendimtar për suksesin, pasi goditja-kros e tij në minutën e 49-të, u devijua nga Goldaniga dhe përfundoi në rrjetë.

Pasi zhbllokuan shifrat, bardhezinjtë mund të kishin dyfishuar me Mandzukic, që shpërdoroi disa raste të mira për shënim, me kroatin që nuk arriti të realizonte golin e parë sezonal.

Juventusi regjistroi fitoren e dytë radhazi, pavarësisht se e mbylli sfidën me 10 lojtarë prej dëmtimit të Asamoah, ndërsa tashmë mund të përqendrohet në Champions, për trasfertën në Zagreb ndaj Dinamos.

Top Channel