Siri, katastrofë higjeno-sanitare në Alepo; mungojnë uji dhe dritat

24/09/2016 00:00

Situata në Siri vazhdon të degradojë edhe sa u takon kushteve higjeno-sanitare. Rreth 2 milionë banorë të qytetit të Alepos, si në pjesën lindore të kontrolluar nga rebelët ashtu dhe në atë perëndimore të zotëruar nga trupat qeveritare, kanë mbetur sërish pa ujë.

Lajmin e ka bërër të ditur përfaqësuesja e UNICEF-it në Siri, Hanaa Singer, sipas të cilës në qytet po përsëritet situata e muajit të kaluar, për më tepër kur mungon dhe energjia elektrike.

Ndërkohë, po në Alepo 7 civilë kanë mbetur të vrarë sot nga bombardimet ajrore siriano-ruse në lagjet e kontrolluara nga rebelët.

Lajmin e bën të ditur Observatori kombëtar për të drejtat e njeriut, ONDUS, sipas të cilit lagjia Bustan al Kaser ka qenë më e goditura nga këto sulme.

Ndërkohë, civilë të tjerë, numri i saktë i të cilëve ende nuk dihet ende, kanë mbetur të plagosur nga të njëjtat sulme në lagjet Ard al Hamra dhe Sakhour.

Ndërsa luftime tokësore mes trupave besnike të regjimit dhe rebelëve janë verifikuar në rrethinat e Alepos, si dhe në rajonin lindor Ghuta, në hyrje të Damaskut.

Top Channel