Britani, Corbyn rizgjidhet në krye të Laburistëve

24/09/2016 00:00

Jeremy Corbyn do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Partisë Laburiste britanike, pavarësisht përçarjeve të verifikuara muajt e fundit në radhët e saj.

Lideri i së majtës, 67 vjeç, u konfirmua në zgjedhjet e kësaj të shtune, me një avantazh të thellë ndaj sfidantit Owen Smith. Ai siguroi 62 për qind të votave në bazë, një rekord ky më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Në zgjedhjet partiake ishin pranuar mbi 650 pjesëmarrës. Njoftimi për fitoren e tij u dha në Liverpul, në prag të konferencës vjetore të Laburistëve.

Ndërkohë, në një prononcim për BBC, Corbyn tha se, debati për drejtimin e partisë tashmë ka marrë fund dhe se, laburistët duhet ta marrin zgjedhjen e tij si një mesazh për ekonominë dhe arsimin e vendit. “Mendoj se ju do të shihni shumë ndryshime në javët e ardhshme”, u shpreh ai.

I pyetur se cilët janë hapat që do të ndërmarrë për të qetësuar deputetët kritikë kundrejt tij, Corbyn deklaroi se, kthimi i zgjedhjeve për qeverinë hije është padyshim mes prioriteteve të tij.

“Deputetët kritikë nuk duhet të shqetësohen aspak, sepse kjo është e gjitha demokraci. Ne jemi zgjedhur në mënyrë demokratike në partinë tonë, ndaj dhe ata nuk duhet të shqetësohen”, tha Corbyn.

Top Channel