Dëmtimi i Messi-t, Barça e Argjentina në “luftë”

24/09/2016 00:00

Dëmtimi i Lionel Messi-t u kthye në një mollë sherri mes Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase ditët e fundit.

Trajneri i skuadrës nënkampione të botës, Edgardo Bauza nuk i kurseu akuzat ndaj klubi katalanas duke thënë se ata nuk u kujdesën siç duhet për Messi-n, akuza të cilave iu përgjigj trajneri Luis Enrique. Ky i fundit theksoi se të gjithë janë të vëmendshëm ndaj sulmuesit argjentinas.

Në këtë çështje ndërhyri edhe Federata Argjentinase e Futbollit, e cila kërkoi ndjesë për këtë deklaratë të Bauzas, duke thënë se ishte e pavend edhe pse nuk kishte një tendencë negative.

Lionel Messi pësoi dëmtim muskulor gjatë sfidës së mesjavës mes Barcelonës dhe Atletico Madrid dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë. Ai nuk do të jetë i pranishëm në dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018 që Argjentina do të luajë ndaj Perusë dhe Paraguajit.

Top Channel