Freiburgu i Abrashit dorëzohet përballë Dortmundit

24/09/2016 00:00

Dortmundi ka marrë një fitore 3-1 ndaj Freiburgut në ndeshjen e parë të javës së pestë në Bundesligën gjermane.

Nënkampionët e Gjermanisë vuajtën shumë përballë një ekipi të vendosur mirë në fushën e lojës, ku një ndër lojatët më të mirë për miqt ishte mesfushori shqiptar, Abrashi, megjithatë në fund të “zotët e shtëpisë” arritën të triumfojnë, me diferencën e bërë nga talente si Aubameyang, Dembele, e turku Mor.

Sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang ishte autor i golit të parë në fundin e 45 minutave të para. Me fillimin e pjesës së dytë Dortmund dyfishoi rezultatin me Piszczek, por Freiburgu reagoi shpejt me Philipp, duke ngushtuar shifrat në minutën e 60. Lojtarët e Freiburgut luajtën mirë deri në fundin e takimit, por pa arritur të gjejnë golin e barazimit, ndërsa vendasit vulosën fitoren në 3-1 në minutat e shtesës me portugezin Guerreiro.

Kjo është fitorja e 4 në 5 javë për Dortmund, ndërsa Freiburg mbetet në mesin e artë të klasifikimit me 6 pikë.

Top Channel