53-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë, parandalohet nga policia

24/09/2016 00:00

Një 53-vjeçar nga Tirana ka tentuar të djegë veten me benzinë pranë Ambasadës Amerikane mëngjesin e së shtunës.

Fatmirësisht Fatmir Selmanaj është ndaluar nga forcat e komisariatit nr.1 duke mos e lejuar të kryejë aktin e rëndë.

Ai u shoqërua menjëherë në polici për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij. Në deklarimet e para 53-vjeçari ka pohuar se është lyer me benzin në kushtet e një dëshperimit të thellë për shkak të gjëndjes së rënduar ekonomike dhe papunësisë.

Top Channel