Klos, shmanget vrasja e paralajmëruar; policia ndalon 32-vjeçarin

23/09/2016 00:00

Policia e Klosit ka parandaluar një vrasje duke ndaluar në kohë personin që e kishte paralajmëruar publikisht atë.

Burime policore bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00 të ditës së sotme kanë ndaluar shtetasin Besnik Marsela, 32 vjeç, i cili më herët gjatë ditës kishte kërcënuar me jetë personin që bashkëjeton me motrën e tij, i identifikuar me inicialet E.H.

I ndaluari pretendon se personi në fjalë, 27 vjeç, ka bashkjetuar me motrën e tij për katër muaj dhe pak kohë më parë i ka dhënë fund marrëdhënies pa i dhënë asaj asnjë sqarim.

Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Marsela i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Matit, nën akuzën e “kanosjes”.

Top Channel