“The Voice of Albania 6” vazhdon kërkimin e zërit më të mirë shqiptar, duke u ndalur kësaj here në Vlorë. Audicionet në qytetin bregdetar sollën të rinj të talentuar, shumica me padurimin e mbërritjes së produksionit për të provuar veten dhe me shpresën për t’u përzgjedhur në spektaklin e madh të “The Voice”.

Për këta të rinj, “The Voice of Albania” është jo vetëm mundësia për të treguar veten, por edhe për t’i bindur të tjerët që vlejnë. Për këtë, gara ka qenë e zjarrtë. Por, edhe të përzgjedhurit me stil.

Kamela Islami shprehet: “Jemi duke gjetur disa zëra shumë të mirë. Kanë ardhur këngëtarë stili dhe këngëtarë potentë, kështu që mendoj se ia kemi arritur qëllimit”.

Pas Vlorës, radha e audicioneve do të vijojë në Prishtinë. Të hënën, në orën 10, tek Pallati i Rinisë. Më pas, kërkimi do të vijojë në Shkup dhe Ulqin përgjatë tetorit, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, me audicionin përmbyllës.

E gjitha për spektaklin e zërit më të mirë dhe shfaqjes që do të sjellë fitues brilant.

Top Channel