Vatikani ndryshon rregullat e kanonizimit

23/09/2016 00:00

Vatikani ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte se ka ndryshuar rregullat që çojnë drejt kanonizimit të një shenjti. Në procesin e vlerësimit të shërimeve, nëse kualifikohen apo jo si mrekulli, tashmë janë parashikuar edhe masa mbrojtëse kundër abuzimeve të mundshme financiare.

Rregullorja e re, e publikuar nga Selia e Shenjtë, ka të bëjë me atë sesi një bord ekspertësh mjekësorë do të vëzhgojnë mrekullitë e mundshme.

Këto rregulla reflektojnë vendosmërinë e Papa Françeskut për t’u siguruar se procesi i shenjtërimit të një shenjti, gjë që tërheq donacione nga besimtarët për kandidatët për kanonizim, të jetë rigoroz dhe të shmangë skandalet.

Mes rregullave të reja është edhe ai që parashikon se një mrekulli e mundshme do të mund të riekzaminohet jo më shumë se 3 herë, nëse dështon të kalojë përpara bordit të ekspertëve mjekësorë. Një tjetër rregull përcakton se ekspertët duhen paguar vetëm përmes një llogarie bankare, e jo më me parà “cash”.

Ati i Shenjtë ka kërkuar prej kohësh më shumë përgjegjshmëri, pasi u zbulua se në procesin e kanonizimit nuk ekzistonte thuajse asnjë mbikëqyrje financiare.

Top Channel