Deklarata e Berishës, KESH: Spekulime. Kontrata sjell të ardhura shtesë

23/09/2016 00:00

Koorporata Elektro-energjitike Shqiptare ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për një aferë korruptive me kontratën për menaxhimin e kaskadës së Drinit, duke i quajtur ato “spekulime”.

Përmes një njoftimi për shtyp, KESH ka deklaruar se, ndryshe nga sa pretendon Berisha, kontrata e nënshkruar në asnjë rrethanë nuk cënon menaxhimin e kaskadës.

“Kontrata përmirëson menaxhimin e Kaskadës dhe shmang shkarkimet e ujit pa prodhim energjie. Gjithashtu, përmes kontratës shteti krijon të ardhura shtesë”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Top Channel