Panariti në serat e dëmtuara nga Fusarioza

23/09/2016 00:00

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti vizitoi këtë të premte një sipërfaqe të mbjellë me tranguj në fshatin Kemishtaj, ku infeksioni i fusariozës disa muaj më parë dëmtoi seriozisht këtë kulturë.

Shumë sipërfaqe u dëmtuan nga kjo sëmundje, duke u shkaktuar dëme të mëdha fermerëve. Por eksperimenti i realizuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Lushnje, me nënshartesë të trangullit të egër solli zhdukjen e infeksionit në to.

Garantimi me sukses i procesit nga fara tek prodhimi final, sipas ministrit Panariti, do të realizohet nga pikat e grumbullimit, të cilat po kthehen në pikat orientuese për fermerin.

Top Channel