Dëmtimi i Sadikut, asgjë serioze për sulmuesin

23/09/2016 00:00

U detyruar të largohet nga fusha e lojës që në 15 minutat e para në ndeshjen e së enjtes me ekipin e tij të Zyrihut ndaj Servette në Challenge League dhe i shqetësoi të gjithë.

Vetëm një ditë më pas, Armando Sadiku ka dashur t’i qetësojë të gjithë, duke postuar në rrjetet sociale një foto me mbishkrimin: “Nga loja (ndeshja) e mbrëmshme kundër Sfc Servett pësova një goditje në gjurin e majtë nga portieri kundërshtar. U detyrova të lë fushën në minutën 15 ! Mbas përgjigjes së rezonancës magnetike!! Çdo gjë faleminderit zotit është në rregull me gjurin tim. Mjeket mendojnë që pas 1 jave mund të jem përsëri i gatshëm 100 % në fushë!!! Ndeshje të rëndësishme na presin me FC Zurich & nazional team ALBANIA”.

Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për asgjë serioze dhe koha e rikuperimit për një javë është padyshim një lajm i mirë jo vetëm për vetë sulmuesin dhe karrierën e tij, por dhe De Biasin e tifozët e Kombëtares që kanë gjetur te Sadiku njeriun gol që po shënon në vazhdimësi duke bërë fatin e kuqezinjve.

Top Channel