Prokuroria: Kërcënimet nuk cënojnë punën tonë

23/09/2016 00:00

Lajmi i publikuar në Top Channel për kërcënimin ndaj Adriatik Llallës, kërcënim ky që e ka detyruar kryeprokurorin që të zhvendosë familjen jashtë Shqipërisë, ka sjellë reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një deklaratë të shkurtër shpërndarë për mediat, Prokuroria garanton se puna e kryeprokurorit Llalla dhe e gjithë institucionit që ai drejton nuk cënohet nga kërcënime të tilla dhe se veprimtaria hetimore vijon normalisht.

“Dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucioni”, thuhet në njoftim.

Top Channel