Partizani B tërhiqet nga Kategoria e Parë

23/09/2016 00:00

Partizan B tërhiqet nga mundësia e artë që ju dha për të marrë pjesë në kategorinë e parë pas përjashtimit të Mamurrasit.

Duhej të luante sot ndeshjen e parë të kampionatit të ri, në Kategorinë e Parë, kundër Erzenit, në Shijak.

Tifozët ishin bërë gati për ta mbështetur, madje, në stadium, por po sot në mëngjes ka dërguar një njoftim në federatë duke bërë të ditur tërheqjen me justifikimin se nuk ishin gati dhe se nuk kishin një skuadër të denjë për të luftuar si pretendente në këtë kategori.

Si rrjedhojë, pritet që vendi i mbetur bosh të merret nga një skuadër tjetër që plotëson kriteret e nevojshme, ekonomike, infrastrukturore dhe organizative.

Top Channel