Itali, ndalohet filmimi i deputetëve përtacë

23/09/2016 00:00

Autoritetet italiane kanë bërë gati masat të reja censuruese nga gazetarëve që tashmë nuk do ët lejohen të filmojnë deputetët që luajnë lojëra elektronike apo shohin ndeshjet, ndërsa zhvillohen seancat e parlamentit.

Kodi i ri i sjelljes për ata që kanë akses në sallën e Kuvendit vendos shumë pengesa për punën e gazetarëve dhe që prej 10 tetorit, masat e reja bëhen realitet.

Mediat italiane kanë mundur të zbulojnë rregullat e reja që nga masat logjike shkojnë deri tek censura e vërtetë.

Dokumenti kërkon që askush të mos bëjë zhurmë nga tribunat ndërsa zhvillohet seanca, diçka mjaft e pranueshme, por jo rregulli pasues që thotë se filmimi duhen ndërprerë sapo ndalet seanca. Nuk duhen filmuar deputetët ndërsa dalin me vrap nga salla apo kur përshëndeten, sepse janë çështje private.

Gjithashtu nuk duhen filmuar ndërsa flasin në telefon dhe kjo është diçka që ndodh shpesh gjatë seancave. Mbi të gjitha, nuk lejohen më fotografi dhe filmime që nuk janë thelbësore për ushtrimin e të drejtës së raportimit për zhvillimet në sallë.

Me pak fjalë, s’ka më filmime të deputetëve që luajnë me tabletë apo kalojnë kohën në internet. Nuk mund të filmohen as deputetët që flenë në sallë, gjë që ka ndodhur, sepse kjo s’ka lidhje me punimet e parlamentit. Ndëshkimi për ata që shkelin rregullat është ndalimi i përkohshëm i hyrjes në parlament, i cili pasi kritikëve po largohet gjithnjë e më shumë.

Top Channel