300 efektivë dhe FNSH-ja për Partizani-Tirana

23/09/2016 00:00

Me “Qemal Stafën” të sheshuar tashmë, derbi mes Partizanit dhe Tiranës këtë sezon është zhvendosur në “Elbasan Arena”.

Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 19:00 dhe duke njohur rivalitetin jo vetëm në fushë por edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive, Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash.

Policia thotë se të shtunën, nga ora 17:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, ndërsa për mbarëvajtjen normale të takimit do të angazhohen 300 policë si dhe forca të FNSH-së.

Policia kërkon nga ana e tifozëve që të jenë të pajisur përveç biletës edhe me kartë identiteti, ndërsa thotë se do të ndalojë hyrjen në stadium të sendeve të forta, shishe, fishekzjarre dhe monedha e metale të çdo lloji.

Top Channel