Në pasarelë edhe meshkujt mbi peshë

23/09/2016 00:00

Në Tokio të Japonisë u është dhënë shansi të zbresin në pasarelë edhe meshkujve mbi peshë. Qëllimi i koleksionit të veshjeve me djemtë dhe burrat “ekstra-large” ishte thyerja e tabuve të obezitetit. Pesha mesatare e një mashkulli të rritur në këtë vend është vetëm 66 kg.

Eventi tërhoqi me dhjetëra vetë e siç thonë organizatorët, e gjithë kjo nuk u bë vetëm për shitjet. Shpresat janë përmes sensibilizimit të ndryshojë qëndrimi ndaj masave plus në Japoni, ku niveli i obezitetit është ndër më të ulëtit në botën e zhvilluar.

Njerëzit e shëndoshë atje shpeshherë nëpër televizione paraqiten si figura për t’u vënë në lojë.
 
“Dua të përhap idenë se njerëzit trupmëdhenj, që kanë probleme me gjetjen e rrobave të përshtatshme, kanë mundësi zgjedhje nga një gamë e tërë veshjesh e të shijojnë të qenit modern”, tha Li Tianëei, menaxher.

Për 11 modelët amatorë, kjo ishte në mënyrë e shkëlqyer për të rritur besimin tek vetja. “Gjithmone më ka ardhur turp për peshën time, -thotë 25-vjeçari Takuya Shirase-, por tani shikoj se mund t`i kthej kilogramet e tepërt në avantazhin tim”.

“Show” ishte kaq i suksesshëm, sa organizatorët po mendojnë që në 2017-n ta zgjerojnë atë edhe me modele të shëndosha femra.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel