Bushati takon Mogherinin dhe ministrin Steinmeier

23/09/2016 00:00

Kreu i diplomacisë shqiptare gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar dy takime të rëndësishme, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë,  Federica Mogherini dhe me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Mogherini vlerësoi angazhimet e ndërmarra për përmbylljen e paketës kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi, si dëshmi e vullnetit të qëndrueshëm politik për të avancuar në këtë proces, duke rikonfirmuar angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për këtë reformë jetike për vendin, zbatimi i së cilës është vendimtar edhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri Steinmeier i cili rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në funksion të rrugetimit europian dhe sundimit të ligjit në vend.

Gjithashtu dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të perforcuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel