Halle Berry, seksi në moshën 50-vjeçare

23/09/2016 00:00

Së fundmi aktorja Halle Berry ka hedhur poshtë aludimet se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj janë rikthyer bashkë duke e lënë këtë histori pas krahëve.

Ajo është fotografuar ditën e kaluar duke u qetësuar dhe shëtitur nëpër rrugët e Beverly Hills ndërkohë që konsumon një pije. Ajo çka paparacët kanë çuar nëpër mënd ndërkohë që i shkrepin aktores foto vjedhurazi është se ajo edhe pse në moshë 50-vjeçare mbetet super seksi.

Ka akoma nga ata njerëz që mendojnë se aktorja është ende në të 30-at, pasi trupi i saj vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer ndërsa fytyra nuk i tregon asnjë radhë. E kush mund ta besonte që Halle Berry ka mban shifrën 50?!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel