57-vjeçari dhunon babain për çështje pronash, arrestohet

23/09/2016 00:00

Policia e Mallakstrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij.

Presoni i arrestuar është shtetasi Baftjar Qalliu, 57 vjeç, banues në fshatin Metoh, Mallakastër.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit I.Q, 80 vjeç, banues në Metoh, Mallakastër.

Top Channel