Tjetër sukses për Duan

22/09/2016 00:00

Pas lançimit të hitit të saj më të fundit “Blow Your Mind” Dua Lipa sapo ka korrur një sukses të ri në industrinë e muzikës.

21-vjeçarja bukuroshe është renditur e para në dhjetëshen e artistëve të rinj më të mirë të momentit.

Ky lajm është bërë i ditur nga revista “Rollingstone” ku ka paraqitur dhjetë këngëtarët e rinj më të suksesshëm të këtij muaji dhe Dua jonë e meriton plotësisht të jetë e para falë punës së palodhur që ka treguar.

Ajo ka postuar për ndjekësit e saj në Instagram një foto ku falënderon revistën për vendin që i kanë caktuar.

Top Channel