Tirana po ndryshon, po nuk është akoma parajsë për biçikleta

22/09/2016 00:00

Tirana ndryshon çdo ditë. Egoja e kryetarit të ri duket në trotuaret, ndriçimet, vijat e bardha dhe korsitë e biçikletave, të shtuara dukshëm në rrugët e kryeqytetit. Në Tiranë njerëzit që përdorin biçikleta ama, janë shtuar më shumë sesa rrugët e dedikuara për ta.

Drejtuesit e biçikletave duhet të tregojnë jo rrallë aftësi profesionistësh, për të shpëtuar nga ndonjë aksident i mundshëm.

E sikur mos të mungonin makinat, problem janë dhe vetë drejtuesit e biçikletave apo motorëve, të cilat në jo pak raste, ecin kundërvajtje.

Ecja në mes të trafikut të Tiranës është nga sfidat më të mëdha të pedaluesve.

Në rrugët e ngushta të lagjeve ku duhet të kishte më pak makina, faktikisht është më e vështirë të ecësh me biçikletë.

Edhe pse vitet fundit numri i përdoruesve te biçikletave është rritur ndjeshëm, po ashtu edhe disa korsi të dedikuara për ta, sërish të pedalosh në Tiranë mbetet një sfidë.

Top Channel