Kosovë, sherr mes dy adoleshentësh në Mitrovicë. Theret me thikë 17-vjeçari

22/09/2016 00:00

Një nxënës i moshës 17-vjeçare është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, rreth orës 16:00 të kësaj të enjteje në rrugën “UÇK”, në Mitrovicë.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka dhënë informacione për sulmin ndërmjet dy të rinjve nga Mitrovica.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Avni Zahiti ka konfirmuar për “Indeksonline” se sulmi ka ndodhur jashtë ambientit të shkollës së tyre.

“Një 17-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e gjuajtjes me thikë nga një i dyshimtë tjetër. Ngjarja ka ndodhur afër shkollave të mesme në Mitrovicë. Ende nuk i dimë detajet e kësaj zënke, mirëpo ngjarja ka ndodhur jashtë hapësirave shkollore. Një person është arrestuar dhe një thikë është konfiskuar”, ka thënë Zahiti.

Siç mësohet, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Top Channel