Shorti, Mou vs Guardiola zhvendoset në Kupë

22/09/2016 00:00

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të përballen sërish në raundin e katërt të Kupës së Ligës, pasi “goglat” vunë përballë skuadrat e Manchesterit në sfidën që do të luhet në “Old Trafford”.

Guardiola ka fituar derbin e parë të Manchesterit, pasi mposhti 2-1 skuadrën e “djajve”, por nëse dëshiron të fitojë këtë trofe, duhet të përsërisë suksesin e 10 shtatorit edhe me 24 tetor kur luhet sfida e Kupës.

Finalistët e vitit të kaluar, Liverpool do të presin në “Anfield” skuadrën e Tottenham, në një ndeshje tjetër interesante të këtij raundi. Ndërkohë, “blutë” e Antonio Contes do të kalojnë në pjesën tjetër të Londër për t’u përballur me West Ham.

Pasi mposhtën lehtësisht 4-0 Nottingham Forest në raundin e tretë, Arsenal tani do të përballet me Reading në “Emirates”. Sunderland do të udhëtojë në jug për të sfiduar Suthamptonin, ndërsa Bristol City do të presë Hullin.

Skuadra e Rafa Benitez, Newcastle ka mundësi të mirë për të kaluar edhe raundin e katërt, pasi shorti i vuri përballë skuadrën e Preston.  Ndërkohë, Leeds do të presë Norwich.

Sfidat e raundit të katërt të Kupës së Ligës:

West Ham v Chelsea
Manchester United v Manchester City
Arsenal v Reading
Liverpool v Tottenham
Bristol City v Hull City
Leeds v Norwich
Neëcastle v Preston
Southampton v Sunderland

Top Channel