Tjetër vdekje, dështon pretenca për mjekët e “Koço Gliozheni”

22/09/2016 00:00

Ka dështuar në Gjykatën e Tiranës pretenca për dy mjekë të tjerë të maternitetit “Koço Gliozheni”, në gjyq për vdekjen e një pacienteje.

Pretenca pritej të jepej këtë të enjte ndaj mjekes anesteziste Elona Burba dhe mjekut gjinekolog Petrit Rexhepi, që akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm”.

Shkak për shtyrjen e pretencës është bërë mungesa e njërit prej avokatëve të të pandehurve, që akuzohen për vdekjen e një gruaje pasi solli në jetë foshnjën e saj.

Vdekja në fjalë ka ndodhur përpara asaj të fundjavës së kaluar të shtetases Aida Çajku, që ndërroi jetë bashkë me foshnjën e saj të palindur.

Top Channel