Manchester United, sërish interes për Sergio Ramos

22/09/2016 00:00

Manchester United rishfaq interes për Sergio Ramos. Pas një fillimi me ulje e ngritje të sezonit, trajneri Jose Mourinho e sheh si të domosdoshëm përforcimin në repartin e mbrojtjes në merkaton e muajit janar dhe emri i kapitenit të Realit të Madridit duket se është në krye të listës.

“Djajtë e Kuq” e tentuan blerjen e kartonit të futbollistit të përfaqësueses spanjolle edhe në verën e vitit 2015, por Sergio Ramos arriti të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e Realit për rinovimin e kontratës deri në vitin 2020. Manchester United tashmë do të kërkojë të bëjë një tjetër tentativë dhe ka vendosur të ofrojë 50 milionë euro për Ramos, një shifër kjo e konsiderueshme, duke pasur parasysh se futbollisti tashmë është 30 vjeç.

Edhe pse raporti mes Ramos dhe Mourinho nuk përfundoi mirë, trajneri portugez vazhdon ta cilësojë 30-vjeçarin si qendërmbrojtësin më të mirë në botë dhe për këtë arsye dëshiron që ta ketë sërish nën urdhrat e tij.

Top Channel