Investimet te McLaren, mohohet përfshirja e “Apple”

22/09/2016 00:00

“Apple” nuk do të investojë e as nuk do të blejë aksione te McLaren. Janë drejtuesit e skuderisë angleze të Formula 1 që e kanë deklaruar këtë duke hedhur poshtë lajmin e publikuar nga “Financial Times” disa muaj më parë për mundësinë që kompania e famshme amerikane e prodhimit të telefonave celulare të hynte në botën e Formula 1.

“Mund të konfirmojmë se McLaren nuk është në bisedime me Apple për ndonjë investim të kësaj të fundit në skuadër”, deklaroi një prej zëdhënësve te McLaren.

Sipas asaj që ishte publikuar te “Financial Times”, “Apple” ishte gati të paguante 1.5 mld paund për blerje të kuotave të McLaren, apo kryerjen e investimeve në një pjesë të saj. E përditshmja e njohur financiare theksoi gjithashtu se “Apple” ishte e interesuar edhe për një përshpejtim të punës në projektin për krijimin e makinës së saj.

Top Channel