Chris Brown vjen me një projekt të ri muzikor

22/09/2016 00:00

Megjithëse pak javë më parë ai ka sjellë për publikun këngën e tij më të re “The Grass Ain’t Greener” nuk ka lajmëruar se projekte të reja muzikore do të vinin për fansat e tij.

Muajin e kaluar Chris Brown e kemi parë nëpër seanca gjyqësore pasi u akuzua për kërcënime, sulme me armë dhe hyrje pa leje në shtëpinë e ish-të dashurës së tij dhe në këto kushte askush nuk mund ta mendonte se ai ishte në gjendje të bënte muzikë.

27-vjeçari ka surprizuar fansat e tij kur publikoi projektin më të ri muzikor “Keep You In Mind” në ‘Soundcloud’. Kjo këngë vjen si bashkëpunim me reperin Bryson Tiller dhe së shpejti mund të shoqërohet edhe me një videoklip.

Top Channel