Filipe Luis poston foto me plagën e shkaktuar nga Luis Suarez

22/09/2016 00:00

Filipe Luis, mbrojtësi i Atletico Madrid, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Barcelonës (1-1), tregoi në Instagram plagën që i shkaktoi në këmbë ndërhyrja e sulmuesit Luis Suarez.

Kjo ndërhyrje u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri dhe Filipe Luis e shoqëroi foton me komentin: “Mirë që nuk më preku!”

Menjëherë erdhi përgjigjja e Suarezit, i cili u pyet nga gazetarët për ndërhyrjen me takë në fundin e ndeshjes. Uruguajani tha se nëse të gjithë futbollistët do të postonin foto, futbolli do të kthehej në cirk.

“Futbolli është për burra dhe ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë. Vitin e kaluar Messi nuk postoi foto të ndërhyrjes që i bëri Filipe Luis”, deklaroi Suarez.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel