Natyra e dhunshme dhe mahnitëse

22/09/2016 00:00

Këto foto mahnitëse të zogjve, kafshëve, peshqve dhe peizazhet e bukura janë më të fundit nga fotografitë që lakmojnë çmimin e parë të National Geographic në konkursin e vitit për natyrën.

Konkursi vjetor sjell fotografitë më të mira të kafshëve të egra. Një imazh mahnitës nënujor tregon një peshkaqen me qindra e peshq të tjerë në sfond, ndërsa në një tjetër shihet një shqiponjë e bardhë e cila “përleshet” me një dhelpër të kuqe për t’i vjedhur një peshk.

Një imazh i pabesueshëm është fiksuar përmes aparatit fotografik nga Greg McCown në Marana të Arizonas në SHBA, ku shihet një rrufe e po ashtu një ylber.

Fotografët kanë kohë deri më 4 nëntor për të hyrë në konkurs, me kategori përfshirë peizazhi, çështjet e mjedisit, veprimet dhe portretet e kafshëve. Fituesi i çmimit të madh do të marrë një udhëtim 10-ditor në çift në ” laboratorin e evolucionit “, të Galapagos.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel