Barcelona nuk përfiton, barazohet nga Atletico Madrid

22/09/2016 00:00

Barcelona dhe Atletico Madrid barazuan 1-1 në supersfidën e mesjavës në La Liga, të luajtur në Camp Nou. Katalanët nuk përfituan nga gjysmëhapi fals i Realit të Madridit, që u frenua në shtëpi nga Villarreali.

Ivan Rakitic kaloi Barcelonën në avantazh, pak çaste përpara pushimit të ndeshjes, por rrjeta e kroatit nuk mjaftoi.Dëmtimi dhe zëvendësimi i Lionel Messit në minutën e 59-të ishte një goditje e madhe për katalanët dhe i dha zemër Atleticos.

Simeone aktivizoi Angel Correa-n, që vetëm pas një minute në fushë, barazoi shifrat në prekjen e parë të topit. Barcelona provoi me të gjitha mënyrat, por pa arritur te depërtonte në murin e “colchoneros” dhe rrëshqet në vendin e tretë në renditje me 10 pikë, ku është parakaluar nga Sevilla.

Top Channel