Të flasësh përmes “Parrullave”

21/09/2016 00:00

Për ta njohur më mirë kohën e diktaturës, për studentët është përzgjedhur filmi “Parrullat”. Në një shkollë fshati, në vitet e komunizmit, të gjithë ishin të detyruar t’u bindeshin urdhërave, të shkruanin parrulla, apo t’i thurnin lavde regjimit.

Kjo përzgjedhje u bë për faktin e thjeshtë se komedia e zezë është një qasje e këndshme për një audiencë të re. “Është një publik që nuk ka kontakt me atë periudhë. Ky është një film sa tragjik aq edhe komik”, thotë regjisori Genti Kame.

Për vetë studentët që kanë lindur dhe po jetojnë në tranzicion, kjo gjëndje po kthehet e lodhshme. “Nuk e di dhe sa do të zgjasë ky tranzicion, dhe sa çerek shekulli do të duhet”, shprehet studenti Devis Muka.

Se sa ndihet ndryshmi ende mes asaj kohe dhe së tashmes, të rinjtë e kanë vështirë ta përcaktojnë. Por ata thonë se ka pakënaqësi. “Ajo që më bëri përshtypje është sa aktuale është ajo periudhë edhe sot. Mësuesit, në vend që të bëjnë detyrën, organizojnë mitingje”, thotë Muka.

Për panelistët është e rëndësishme që e shkuara të shpaketohet dhe axhenda e analizës së saj të kalojë nga një gjeneratë në tjetrën, duke filluar edhe me një film dhe me diskutime më pas.

Top Channel