“The Voice…” në Shkodër

21/09/2016 00:00

Shkodra është vendi i talenteve dhe kush më mirë se sa talent show “The Voice of Albania 6 ” mund të vihet në kërkim të tyre, menjëherë pas Tiranës dhe Korçës.

Ky ishte rrugëtimi i radhës të audicioneve në kërkim të talenteve të reja në muzikë dhe këngëtarëve me stil performues.

Spektakli i zërit ka qenë i kujdesshëm në përzgjedhjen e më të mirëve të cilët që në këtë fazë të parë kishin zgjedhur mënyra të ndryshme performimi. Të gjitha me qëllimin e vetëm për të goditur në gjykimin e panelistëve.

Produksioni nuk e ka fshehur që është surprizuar nga konkurrentët.

“Edhe në Shkodër gjetëm këngëtarë të një stili shumë të mirë, por kishim edhe këngëtarë që kanë potencë shumë, kështu që i gjithëpërfshirëse zërat e Shkodrës”, u shpreh Kamela Islamaj.
 
Shkodra tregoi edhe njëherë që di të sjellë emocione të bukura. Garë të vërtetë dhe zëra të mirë. Ndërsa “The Voice” është akoma në kërkim. Qyteti i radhës do të jetë Vlora, paraditen e së premtes në pallatin e kulturës.

Top Channel