Valencia shkarkon trajnerin, synohet Mancini

21/09/2016 00:00

Skuadra spanjolle e Valencias ka shkarkuar trajnerin Pako Ayestaran pasi nuk arriti të marrë asnjë pikë në sezonin e ri në kampionat, duke humbur që të katër ndeshjet e para. Drejtimi i përkohshëm i skuadrës i është besuar Voro Gonzalezit.

Pas humbjes 2-1 në “San Mames” ndaj Athletic Bilbaos, Këshillit Administrativ u mblodh për të diskutuar situatën e rëndë në klub dhe zgjidhja më e mirë për të larguar krizën u pa largimi i Ayestaran.

Megjithatë, Valencia nuk po humbet kohë dhe është në kërkim të një emri të ri. Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës është ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini.

Sipas mediave italiane, shumë shpejtë do të nisin bisedimet për të bindur ish-in e Cityt të zhvendoset në Spanjë pas një aventure të hidhur me Interin në kampionatin italian.

Top Channel