PBDNJ-së dhe e OMONIA denoncojnë ndërtimin e një objekti në Livadh

21/09/2016 00:00

Dega e PBDNJ-së dhe e OMONIA-s në Himarë kanë reaguar ditën e mërkurë për ndërtimin e një objekti në zonën e Livadhit.

“Në një kohë që Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro i përkushtuar në zbatimin e projektit të kryeministrit Rama për dhunimin dhe rrëmbimin më çdo formë e mënyrë të pronës së ligjshme të himarjotëve, ditët e fundit po tentohet fillimi i punimeve për ngritjen e një objekti të pa ligjshëm në  zonën e Livadhit. Megjithëse nuk ka studim urbanistik për Livadhin dhe pavarësisht dokumentacionit të falsifikuar, në shkelje flagrante Bashkia e Himarës jo vetëm që ka lëshuar leje ndërtimi të pa ligjshme, por me strukturat e saj dhe në veçanti Policinë Bashkiake kërkon të behet garante e këtij projekti”, thuhet në deklaratë.

PBDNJ-së dhe e OMONIA i bëjnë thirrje ndërkombëtarëve dhe opinionit vendas “të kthejë vështrimin nga aktet e përditshme të realizimit të planit të kryeministrit Rama”. “Ai ka për synim ekskluziv tjetërsimin e statusit pronësorë në zonën më të gjerë të Bashkisë së Himarës në dëm të banorëve vendas që janë edhe pronarët e ligjshëm”, përfundon deklarata.

Top Channel