Turqi, tentoi të qëllonte me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit, plagoset agresori

21/09/2016 00:00

Një person që mbante një thikë në dorë është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur nga oficerë të sigurisë jashtë Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin turk, Ankara.

Sipas zyrtarëve izraelitë, ai ka tentuar të hyjë me forcë në ambasadë. Megjithatë, asnjë nuk ka mbetur i plagosur. Raportime lokale bëjnë të ditur se stafi i ambasadës u evakuua menjëherë me të nisur ofensiva, duke u strehuar në vende të sigurta.

Gjatë javës së kaluar, një sërë ambasadash në Ankara u mbyllën, për shkak të raportimeve për një sulmi të mundshëm të militantëve islamikë.

Turqia ka rënë prè e një serie sulmesh vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, të ndërmarra kryesisht nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik apo militantët kurdë.

Ndërkohë, sa i përket ngjarjes së sotme, ekspertë të çaktivizimit të bombave shkuan menjëherë në vendngjarje, për shkak aty ndodhej edhe një pako e dyshimtë.

“The Times of Israel” raporton se agresori u përpoq të qëllonte me thikë një prej rojeve të sigurisë, i cili shtiu në ajër si paralajmërim fillimisht, e më pas e qëlloi autorin në këmbë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nahson tha se agresori u plagos në këmbë. “Nuk e dimë nëse ai synonte të sulmonte oficerin e policisë, apo kishte për objektiv vet ambasadën”, deklaroi ai.

Top Channel