Policia kërkon ndihmë për identifikimin e kufomës së gjetur në Kodër Selitë

21/09/2016 00:00

Policia e Tiranës ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme ku i kërkon qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 12 shtator, në Kodër Selitë.

Viktima është i seksit mashkull, rreth 20 vjeç dhe gjatësi mbi 160 cm. Së bashku me skeletin, policia ka gjetur edhe një palë atlete “Adidas”, një palë tuta ngjyrë blu.

Për çdo informacion që për të bërë të mundur identifikimin qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrin e telefonit 0694110202.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel