Zi për kreun e Federatës spanjolle. I vrasin mbesën në Meksikë

21/09/2016 00:00

Presidenti i Federatës Spanjolle, Angel Maria Villar po përjeton një moment dhimbjeje. Në Toluca të Meksikës u gjet trupi i pajetë i mbesës së tij, 39-vjeçares Maria Villar Galaz, e cila ishte rrëmbyer më 13 shtator.

Lajmi u konfirmua nga minisitri i Jashtëm spanjoll, Jose Garcia Margallo.

“Rrëmbyesit iu kisihin telefonuar familjarëve së Maria Villar Galaz. Ata arritën të paguajnë për shantazhin, edhe pse shifra ishte më e ulët nga ajo që iu ishte kërkuar. Mendova se do ta kishin liruar, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Është një lajm shumë i trishtë dhe i papritur”, deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll.

Top Channel