Plagosje me armë zjarri në Mirditë

21/09/2016 09:40

Mëngjesin e sotëm, një shtetas është plagosur me armë zjarri në krah. Ngjarja ka ndodhur në Kanicar të Mirditës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.P., 21 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta mes shtetasit N.P. dhe një shtetasi tjetër, konflikt që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga ky i fundit. Policia bëri të mundur identifikimin e autorit të plagosjes, shtetasit Pal Përndreca, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel