Fusnin kanabis për të dënuarit; arrestohen dy gardianë të burgut të Fierit

21/09/2016 08:05

Dy punonjës të burgut të Fierit janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën duke futur lëndë narkotike për të dënuarit.

Të arrestuarit janë 21-vjeçari Ledio Pashaj dhe 26-vjeçari Lusiano Rexha, të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier dhe të dy banues në Cakran.

Gjatë kontrollit fizik që iu ushtrua këtyre punonjësve, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 11.1 gramë.

Top Channel